Brazili, festime dhe thumba në drejtim të Messit: Nuk di të humbasë, të tregojë respekt

Brazili fitoi Copa America për herë të 9 në historinë e tij pasi mundi në finale Perunë me rezultatin 3-1 për të shpërthyer në një festë të zjarrtë që zgjati deri në orët e vona të natës. Por protagonistët e këtij triumfi kishin edhe disa inate për të nxjerrë ndaj Lionel Messit që pas sfidës me Selecaon shfaqi dyshime për rregullsinë e turneut

‘Messi është një jashtëtokësor dhe nuk mund të markohet, por në këto rrethana duhet të jetë më i respektueshëm-tha trajneri i Brazilit Tite-duhet të pranojë humbjen, të ruajë qetësinë dhe të flasë me respekt. Jam dakord me të kur tha se nuk duhej ndëshkuar me karton të kuq kundër Kilit, por ndaj nesh ai pësoi vetëm 3 faulla dhe i katërti ai i Casemiros nuk ishte i tillë, por arbitri gjithsesi e akordoi. Ishte ai momenti kur Aguero goditi me kokë dhe topi u përplas në tramversë. për këtë arsye them se Brazili kundër Argjentinës luajti në mënyrë korrekte’.

Më i ashpër ishte Tiago Silva që nuk e ka harruar humbjen 6-1 të pësuar nga Barcelona me fanelën e PSG. ‘Fjalët e Messit? është e vështirë t’i komentosh sepse ndonjëherë kur dikush humbet përpiqet që t’ia hedhë fajin dikujt tjetër për të mos mbajtur vetë përgjegjësi-tha mbrojtësi 34 vjecar-ato që i tha nuk i tha me dashakeqësi, por i tha, fjalët dolën nga goja e tij. Kur Barcelona fitoi 6-1 ndaj PSG me një arbitrim qesharak, në asnjë moment nuk i tha këto fjalë. Duhet të respektohet historia. Sidoqoftë ne kemi 5 yje dhe asnjë prej nuk e kemi vjedhur’.

sfidanti.al