Çelsi shperthen ne fund; po vijne Kovaçiç dhe Fekir?

Hulen Lopetegi deklaroi se Kovacic ashtu si Modric do te jene te lumtur te Reali. Por mesa duket kjo deklarate e trajnerit te klubit madrilen rezultoi te mos ishte i vertete. Ne fakt mesfushori kroat qe kishte thene se nuk do stervitej me me Realin e Madridit, eshte shume prane kalimit te Çelsi.

Klubi londinez ka arritur nje akord me drejtuesit e ‘Los Blancos’ per marrjen e futbollistit ne forme huazimi dhe sipas te perditshmes Marca shume shpejt do te vije edhe zyrtarizimi.

Kovacic e kerkoi me ngulm largimin e tij nga Reali i Madridit pasi nuk po aktivizohej shume, nderkohe qe te Çelsi, Sarri eshte gati t’i garantoje minuta te rendesishme. Por Çelsi nuk e le me kaq. Sipas medias britanike, klubi londinez eshte shume prane blerjes se Fekir nga Lioni. Bisedimet jane praktikisht te mbyllura me Blute qe do te derdhin me arkat e Lionit 50-60 milione Euro duke mundur konkurencen e Liverpulit, Mançester Junajtid, Bajernit e Realit te Madridit.

Sfidanti.al