Çelsi nuk mund të fitojë edhe kur shpenzon qindra milionë paundë!

Tjetër ndalesë për Celsin në Premier Ligë. Pas dy fitoreve radhazi, blutë e londrës nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në shtëpinë e tyre kundër Everton. Sfida u vendos në pjesën e dytë. Megjithëse kaluan dy herë në epërsi me Zhoao Feliks dhe Havertz nga pika e penalltisë, të zotët e shtëpisë u arritën dy herë nga Everton, që ka marrë një pikë të rëndësishme në misionin për të shpëtuar sezonin. Nga ana tjetër, ky barazim është një tjetër goditje e rëndë për Çelsin që mbetet në vendin e 10-të në renditjen e Premier League, kur është mbyllur edhe java e 28-të e këtij sezoni.

Sfidanti.al