Napoli vazhdon marshimin drejt titullit në Serinë A

Napoli nuk ndalet dhe hedh një hap tjetër të sigurtë drejt titullit kampion në Serie A. Në fakt trofeu është vetëm çështje kohe për skuadrën napolitane dhe tifozët e saj që presin prej më shumë se dy dekadash. Të besuarit e Luciano Spaletit fituan 4-0 në fushën e Torinos, duke treguar edhe një herë formën spektakolare në këtë sezon. Gjithçka e lehtë për miqtë që shënuan dy herë në pjesën e parë me Osimhen dhe Kvarashkelian. Pas pushimit, ishte sërish Osimhen që për të dytën herë gjeti rrugën e rrjetës në këtë ndeshje. Ndombele vulosi “pokerin” e golave dhe triumfin e Napolit që thellon në 21 pikë diferencën me Interin, që luan sot në mbrëmje kundër Juventus. Pavarësisht rezultatit të rivalëve më të afërt, Napoli ka në dorë titullin, ndërsa duhet të presë vetëm matematikën për të festuar…

Sfidanti.al