Ta lë apo jo Sitin për Bajernin, kjo është dilema e Sanesë!

Në “Etihad” mund të ndihet si në një nga skuadrat më të mira të botës. Leroi Sane është lojtar i Mançester Sitit të Guardiolës, një klubi që ka 3 trofe këtë vit, dhe mund të fitojë të katërtën, ndërsa gjithnjë të bën të mendosh se dikur do të ketë sukses edhe në Champions.

Gjithsesi, lojtari i kombëtares gjermane nuk ka pranuar ende të diskutojë zgjatjen e kontratës që i përfundon pas dy viteve, dhe Bajerni i Mynihut kërkon ta kthejë në atdhe. Bavarezët ende nuk kanë bërë lëvizjet e tyre, por mediat shkruajnë se po bëhen gati për këtë gjë. Edhe Guardiola nuk do ta shpërfillte interesimin e bavarezëve.

Përse kështu për një nga lojtarët më të talentuar të botës? Sane, pavarësisht potencialit të shkëlqyer, këtë sezon pati rënie në formë dhe në kontribut, me ulje-ngritje të mëdha. Ai ishte në stol në ndeshjen që siguroi titullin në Brajton, dhe “Deili Meil” shkruan se e shfaqi qartë pakënaqësinë e tij. Siti e mori për rreth 45 milionë euro nga Shalke, dhe pritet të kërkojë një shumë tepër më të lartë. Për më tepër klubi anglez po mendon për Zhoao Feliksin e Benfikës, apo Rodrin e Atletikos së Madridit.

Sfidanti.al