Spektakël pa moral i Bajernit, iu ul në gjunjë “pensionistit” Jup Hajnkes

Gazeta “Bild” publikoi, mbrëmë, emrin e trashëgimtarit të Karlo Ançelotit në krye të Bajernit të Mynihut, Jup Hajnkes që i ka sjellë klubit bavarez suksesin më të madh në historinë e tij. Në fakt, disa emra, pak a shumë, të mëdhenj, kanë qenë kandidatë për të marrë timonin e Bajernit dhe, midis tyre, janë përmendur Tomas Tuheli dhe Julian Nagelsmani i Hofenhaimit, por nuk mungonte as emri i ish-trajnerit të Barcelonës Luis Enrike që, qysh nga largimi i tij nga  klubi katalonjas, ka qenë “i papunë” dhe që hyri në garë, këto ditë, por, sidoqotë, lapsi i kryesisë së Bajernit ra mbi trajnerin veteran gjerman, Jup Hajnkes, njeriu që u solli bavarezëve, më 2013, një triumf historik të trefishtë, në Bundesligë, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë.

Hajnkesi, në fakt, që nga largimi i tij nga Bajerni i Mynihut, doli në pension, por, tani, sikurse duket qartë, u kthye që ta ndihmojë ekipin bavarez që të kapë përsëri majat e futbollit evropian.

Sfidanti.al