Skandal në Gjermani; lojtari lë fushën mes lotëve për fyerje raciste

Një skenë skandaloze u pa ditën e martë në një ndeshje miqësore që zhvilluan Bohumi, skuadër e Divizionit të dytë në kampionatin gjerman dhe St.Galen ekip i Divizionit të parë zviceran. Protagonist i kësaj skene u bë futbollisti anglez Xhorti Osei-Tutu i cili la fushën e lojës mes lotëve për shkak të fyerjeve raciste që vinin në drejtim të tij.
Gjithcka ndodhi në 5 minutat e fundit të pjesës së parë, kur Osei Tutu u fye nga rivali i tij Slimen Kcuk dhe i riu anglez nuk mundi t’i përmbajë lotët përballë sulmeve të rivalit të tij

‘Kur Xhordi po kthehej, më tha se e kishin fyer për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij-tregoi tekniku i Bohumit, Robin Dut-ishte kjo aryseja që ai la fushën e lojës krejtësisht i zhgënjyer’.
Pas këtij incidenti, klubi i Bohumit doli me një komunikatë ku dënonte fyerjet që u bënë në drejtim të Osei Tutu gjatë kësaj miqësorejë

‘Bohum dënon me forcë cdo formë racizmi-theksohet në komunikatën e klubit gjerman-Xhordi, jemi të gjithë me ty. Incidenti në ndeshjen miqësore ndaj St.Galen do të analizohet për të gjithë pjesëmarrësit. Klubi rezervon të drejtën për të marrë masa’

Tani mbetet të shohim nëse St.Galen do të marrë ndonjë masë kundër futbollistit të tij për sjelljen e tij raciste dhe nëse do t’i kërkojë ndjesë anglezit Xhordi Osei-Tutu.

sfidanti.al