Riberi: Me vetëm tri fjalë më bindën që të rrija të Bajerni!

Bajerni i Mynihut fitoi titullin e 29-të tëBundesligës, ndërkohë që Frank Riberi i dha fund në një mënyrë triumfuese odisesë së tij 12-vjeçare në “Alianc Arena”. I kënaqur nga gjithçka që ka arritur me Bajernin, por edhe i mbushur me plot emocione, për shkak të ndarjes, futbollisti francez kujtoi sesi kryesia e klubit bavarez e bindi atë që të rrinte kaq gjatë në Mynih.

“Edhe gjithçka e bukur ka një fund. Erdha në fund të kësaj aventure të jetës sime, të cilën unë do ta mbaj mend përgjithnjë. Kam patur çaste të bukur, por edhe të këqinj, por, në përgjithësi, unë kam qenë mjaft i kënaqur në këtë klub të madh, siç është i tillë Bajerni i Mynihut që më bëri mua fitues dhe diti tëmë mbaj.

T’ju them me sinqeritet, atë vit, kur u shpalla futbollisti më i mirë në botë, unë pata oferta nga Reali i Madridit, Barcelona, Mançester Junajtidi, Interi dhe Milani, por erdhën Uli Hënes dhe Karl-Hainc Rumenige dhe me tri fjalë që më thanë, më bindën që të rrija te Bajerni: ‘Dëgjo, Barcelona ka Mesin dhe Reali ka Ronaldon, kurse, ti, do të jesh imazhi i klubit tonë’”, tha Riberi pasi u shpall për herë të fundit kampion i Bundesligës.

Sfidanti.al