Lamtumirë emocionale e Navasit në “Santiago Bernabeu”

Portieri më përvojë i Realit të Madridit, Kejlor Navas, i dha një lamtumirë emocionale “Santiago Bernabeut” mbas humbjes (0-2) në raundin e fundit të La Ligës. Sapo ra bilbili i fundit i gjyqtarit, Navasi u ul në gjunj në fushë, kurse më pas ai përshënderi tifozët që e duartrokitën atë nga shkallët e stadiumit. Gjithashtu, ai thirri bashkëshorten që të dilte në fushë dhe ata të bënin bashkë një fotografi të fundit në “Bernabe”.

Navasi, gjithashtu portier i përfaqësuses së Kosta Rikës, erdhi te Reali si zëvendësues i Iker Kasijasit, duke zhvilluar me ekipin “mbretëror” 162 ndeshje, megjithëse konsiderohej si portieri nr.2 në këtë klub.

“Ka ardhur koha për fillime të reja”, deklaroi portieri kostarikan mbas ndeshjes, ndërkohë që media spanjolle ka filluar spekulimet se vendin e tij te reali do ta zerë i biri i Zidanes, Luka.

Sfidanti.al