Përse Bajerni i Nagelsmanit beson tek titulli? Nuk shënon vetëm Levandovski!

Sulmuesi polak këtë herë ishte i lodhur, dhe nuk arriti ta mbyllte ndeshjen, i zëvendësuar në minutën e 59-të nga Erik Çupo-Moting. Gjithsesi, trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, u ndje i qetë deri në fund ndërsa skuadra e tij mori një nga ato fitore që vlejnë dyfisht në garën për titullin në Bundesligë. Lajpcigu është rival direkt, nënkampion në fuqi, dhe fitorja në fushën e tij aq më tepër 4-1 do të thotë shumë. Levandovski e shënoi golin e tij madje që në minutën e 12-të, ndonëse me penallti. i falet gjithçka sepse pati ndeshje të vështira eleminatore të Botërorit, sidomos ndaj Shqipërisë dhe Anglisë.

Gjithsesi, tek bavarezët nuk ka vetëm një shënues, nuk është vetëm Leva. Musiala shënoi golin e dytë, Sane realizoi të tretin (asisti i Musialës) dhe Çupo-Moting fiksoi shifrat 4-1. Është mirë kur ke në stol Musialën, Zabicerin, Zylen apo Stanishiçin. Bavarezët kanë 10 pikë duke qenë në vend të dytë, vetëm 2 pikë prapa Volfsburgut, ndërsa golaverazhin e kanë më të mirin e kampionatit me 13 gola të shënuar (po aq sa Dortmundi), por me vetëm 4 të pësuar ndaj 9 të verdhezinjve.

Sfidanti.al