Përparim tek Bajerni, më afër njëri-tjetrit në rinovimin e Dejvisit, sesa të Mylerit!

Mjafton të shikosh fotot e firmosjeve të kontratave të reja në disa klube dhe e kupton sesi është gjendja e epidemisë së koronavirusit në një vend të caktuar. Le të marrim si shembull Bajernin e Mynihut dhe dy rinovime që i ndajnë ndoshta 2 javë me njëri-tjetrin, atë të Tomas Mylerit dhe të Antonio Dejvisit.

Mbrojtësi i ardhur nga Kanadaja, ishte më pranë me punëdhënësit e tij si Rumenige, Kahn e Salihamixhiç, ndonëse nuk mungoi maska në fytyrë. Kjo gjë ndodhi dje. Në të kundërt, kur rinovoi simboli Tomas Myler, distancat mes njerëzve në sallë ishin shumë më të mëdha (madje Rumenige nuk ishte fare), ndonëse maska nuk pati. Natyrisht, nuk habitemi kur lexojmë se Bundesliga është shumë më pranë rifillimit sesa kampionatet e tjerë.

Sfidanti.al