Raikkonen dhe rifillimi i sezonit: Do të garojmë edhe pa publik

Ndërsa shumë pilotë të Formula 1 iu janë kthyer garave virtuale teksa presin rifillimin e kampionatit real, Kimi Raikkonen preferon të mos e ndërmarrë këtë hap pasi pistat e vërteta janë zgjedhja e vetme e tij. Piloti finlandez foli në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’ ku theksoi se është gati të garojë edhe në pista me tribuna bosh.

‘Nuk do te garojmë në Australi dhe vende të tjera ku do të na kishte pëlqyer të shkonim-tha Raikkonen-por për fat të keq, kjo është situata. Do të rikthehemi kur drejtuesit e F1 dhe të FIA të vendosin se do të jetë e mundur të garohet me siguri. Nuk është vendimi ynë, jam i sigurt se do të vlerësojnë kuadrin e situatës me shumë kujdes. Ne do të garojmë në kohën e duhur, madje edhe pa publik’.

Kimi Raikkonen që është në vitin e tij të dytë te Alfa Romeo dhe tashmë në moshën 40 vjecare, nuk mendon ende të varë helmetën në gozhdë

‘Po presim të gjejmë një mënyrë për të nisur e përfunduar sezonin-vijoi Raikkonen-në një moment do të shohim se cfarë do të ndodhë dhe do të bëjmë llogaritë. Në këtë moment, asgjë nuk ndryshon për mua. Do të vazhdoj të garoj përsa kohë që argëtohem në pistë dhe jam i motivuar. Tani jam më i motivuar se kurrë’

Sfidanti.al