Futbollistët francezë kundërshtojnë rifillimin e kampionatit

Futbollistët francezë konfirmojnë qëndrimin e tyre kundër rifillimit të kampionatit dhe këtë e bënë nëpërmjet një prej presidentëve të Sindikatës së Lojtarëve Profesionistë në Francë(UNFP), Sylvain Kastendeuch, në një artikull të tij për të përditshmen ‘Le Monde’

‘Emergjenca financiare nuk duhet të ketë prioritet kundrejt shëndetit publik-thekson Kastendeuch-heqim dorë nga rifillimi i kampionatit që në këto kushte do të ishte i nxituar dhe i rrezikshëm. Krijojmë sot kushtet për një sezon të ardhshëm të suksesshëm dhe ekzemplar në futbollin  që e duam kaq shumë. T’u japim mundësinë talenteve tona të vijojnë që të shkëlqejnë. Më duket më e arsyeshme, më e drejtë dhe më virtuoze që sot të zgjedhim arsyen që nesër të bëjmë sërish zgjidhjen e zemrës’.

Sfidanti.al