Të luash me maska? Futbollisti hedh poshtë teorinë e virologut belg

Futbollistët të luajnë duke mbajtur maska. Kjo ishte teoria që hodhi ditët e fundit virologu belg, Van Ranst duke bërë që të hapen diskutime. Por një opsion i tillë është hedhur poshtë nga futbolli nikaraguajan ku kampionati po zhvillohet normalisht dhe këtë e bëri futbollisti uruguajan Bernardo Laureiro.

‘Është një propozim i parealizueshëm dhe në mënyrë absolute jashtë cdo logjike- tha Laureiro-të luash me gojën e mbyllur është e papërballueshme’.

Laureiro është ndër të paktët futbollistë që u detyrua të zbresë në fushën e lojës  me  Diriangenin dhe në shenjë proteste ata luajtën duke mbajtur maska në fytyrë

‘Ishte një makth-vijoi uruguajani-fillimisht e bëmë në shenjë proteste, por është dicka e pamundur të realizohet për shumë kohë. Unë rezistova vetëm 15 minuta, më pas u detyrova ta heq masken për të evituar që të mos më merrej fryma. Ndjeva që po më mungonte oksigjen dhe temperatura bëhet e padurueshme. Mungon ajri i nevojshëm dhe ke ndjesinë që mushkëritë nuk mund të furnizohen me oksigjen. E kuptoj nevojshmërinë për të studiuar masat që mbrojnë shëndetin e lojtarëve, por është e pamundur të luash me gojën e mbyllur’

Sfidanti.al