“Parashikimi i motit” tek Bajerni, shërohet Kimih, sëmuret Nojeri!

Kapiteni nuk mundi të stërvitej këtë të enjte për bavarezët dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e së dielës në Këln për Bundesligën. Manuel Nojeri pati një infektim gastrointestinal, dhe kjo nuk e lejoi të ushtrohej me shokët, ndërsa një ditë më parë u stërvit, por i “mbështjellë” mirë. “Unë parashikoj që Nojeri do të jetë në gjendje të luajë”, – tha trajneri Flik, ndërsa gjithçka do të vendoset të shtunën, pra nesër. Nëse portieri sjell shqetësime, Fliku ka lajme të mira nga lojtari tjetër shumë i rëndësishëm, Xhoshua Kimih. Ky i fundit ishte me ftohje, veçse e mori veten shpejt. Ai u stërvit vetëm për 1 orë, por mediat gjermane informojnë se do të jetë i gatshëm për të dielën. Bajerni kryeson Bundesligën, por me diferencë të vogël me Lajpcigun, Dortmundin dhe Gladbahun.

Sfidanti.al