“Pa maska, pa distancë, me stadiumet plot”, plani i çmendur i Bundesligës!

Ishte kampionati i parë që rifilloi, i pari që ktheu tifozë, por tani dëshiron më shumë. Bundesliga gjermane ka qenë në pararojë të futbollit europian, ndërsa klubet dhe tifozët po përgatisin një plan të madh. “Pa maska, pa distancime, një plan i guximshëm për stadiumet plot”, titullon televizioni gjerman, ZDF, një dokumentar për kthimin e tifozëve në Bundesligë. Njeriu që flet është Martin Endeman, “Aleanca e tifozëve aktivë të futbollit”.

Duket diçka e çmendur, për këtë dëshiron të bëjë Unioni i Berlinit, pra të ketë stadiumet të mbushur me dhjetëra mijë tifozë. Kusht i domosdoshëm është testi për koronën për të gjithë tifozët 35 orë para fillimit të çdo ndeshjeje. Për momentin, klubet e Bundesligës janë të lejuar të përdorin 20 për qind të kapacitetit të stadiumeve, por me kusht që të mos ketë më shumë se 35 raste pozitive për 100 000 banorë në një zonë të caktuar brenda një jave.

Kuota 20 për qind nuk është arritur për momentin. Gjermania, ashtu si gjithë Europa, po provon valën e dytë të epidemisë dhe alarmi është i madh. Me gjasë, kufizimet mund të rriten ndonëse deri tani po rezistohet për të mos pasur mbyllje as të ekonomisë, dhe as të futbollit.

Sfidanti.al