Duhej të kishte qenë Hamburgu që duhej të kishte festuar ditëlindjen e ish-sulmuesit të vet legjendar, Uve Zeler. Ish-nënkampioni i botës u nderua nga një kundërshtar, Pjer-Emerik Obamejang. Sulmuesi i Dortmundit u detyrua “të këndonte” më fort se 57 000 tifozët vendas në “Folksparkshtadion” për të nderuar 80-vjetorin e Zelerit, dhe u detyrua ta mërziste pak legjendën e vjetër.
Ai shënoi 4 gola në portën e Hamburgut, ndërsa Dortmundi fitoi 5-2 në shtëpinë e skuadrës së Gjermanisë Veriore. Çfarë kontrasti brenda kaq pak ditësh. Të mërkurën, Obamejang u ndëshkua duke u përjashtuar nga skuadra për në Ligën e Kampionëve, sepse kishte thyer disiplinën e klubit, ndërsa të shtunën trajneri Tuhel e përgëzoi si pak të tjerë.
Për fatin e keq të Zelerit, Hamburgu është vetëm një karrikaturë e skuadrës gjigande që dikur trembte Gjermaninë dhe Europës. Ish-sulmuesi shënoi më shumë se 400 gola për HSV-në në më pak se 500 ndeshje, ndërsa sot futbollistët që veshin fanelën e famshme kishin 716 minuta pa realizuar. Zelerit nuk i mbetet tjetër veçse të falenderojë Obamejangun!
B. Kuka