Një yll i Ajaskit, Dolberg, në orbiten e Dortmundit

Borussia Dortmund ka fituar betejën me gjigantët nga Premierliges për transferimin e yllit të Ajaxit, Kasper Dolberg.

Sipas tabloidit britanik, Mirror, Borussia Dortmund është shumë afër transferimit të sulmuesit të Ajaxit, Kasper Dolberg.

Ky i fundit shihet si zëvendësim për Pierre-Emerick Aubameyang i cili është duke marrë pjesë me Gabonin në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Reprezentuesi i Danimarkës mund t’i kushtoj klubit nga Bundesliga 10 milionë euro, përcjell Express

Në garë për  Dolberg ishin edhe Manchester United, Manchester City dhe Everton, por Dortmund është treguar më i shkathët.