Nga “kapsi” erdhi periudha e suksesit dhe ja tani Bajerni mund të ndihet i sigurt për sezonin. Në pak ditë u afruan 3 përforcime të rëndësishme, dhe pritet edhe i katërti apo edhe më shumë se kaq. Kutinjo në huazim, Perishiç në huazim dhe Majkëll Kuisans nga Gladbahu për 10 milionë euro. Mbetet në shënjestër edhe sulmuesi Mario Manxhukiç, si dhe Emre Xhan po nga Juventusi.
“Tani skuadra jonë është e plotë, – hidhet e thotë presidenti Uli Hënes, – është e pozicionuar ashtu siç e kishim dëshiruar. Ne kishim një ekip të vogël në korrik, por tashmë ne e kemi përforcuar. Tani, trajneri Niko Kovaç mund të punojë siç duhet deri në Krishtlindje”. Mesazhi i bosit të klubit është se nuk mund të ketë më justifikime, por duhen rezultate dhe lojë. Kritikat kanë qenë të forta, madje nga yjet si Levandovski, Nojer, Gorecka e Kimih, të cilët tani mund të ndihen më të qetë.
Sfidanti.al