Aleksis Sançez është marrë vesh për kushtet personale me Interin, vë në dukje “Skaj Sport Italia” që shton se agjenti i tij tanimë ka shkuar në Milano. Siç dihet, Sançezi nuk është aspak i kënaqur te Junajtidi, do që të largohet nga “Old Traffordi” dhe tani është pranë kthimit në Itali, ku ai ka luajtur dikur me Udinezen, por kësaj radhe, siç duket, ai ka zgjedhur Interin dhe ka shansin që të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Eksperti i transferimeve, Xhanluka Di Marcio, deklaroi se Sançezi ka rënë dakord tanim me Interin, madje, duke pranuar që të marrë një pagë më të ulët që punët të mos vonohen.
Në fakt, më shumë flitet pë një transferim në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me opsionin që Interi të mund ta blejë plotësisht futbollistin kilian në fund të sezonit.
Sido që të jetë, tek Interi Sançezi do të luajë përsëri me Romelu Lukakun që tanimë është pjesë e ekipit. Sançezi në Serinë A ka luajtur gjatëve 2007-2011, ndërsa më vonë kaloi te Barcelona, Arsenali dhe Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al