“Mundje dore” mes Levandovskit dhe Bajernit, kush fiton?!

“Mund të vini bast se Levandovski nuk do të largohet nga Bajerni”. Kështu tha me krenari dhe bindje të plotë legjenda Karl-Hajnc Rumenige, kur u pyet për interesimin e Realit për sulmuesin polak, dhe lajmet se “Leva” kishte rënë dakord me Madridin. Ky ishte mendimi i “Kalles”, por vetë rekordmeni i huaj i Bundesligës çfarë thotë?

Siç është normale, ai nuk flet publikisht, por gazeta spajnolle, “Marka”, se ku kishte marrë vesh se futbollisti ishte i vendosur që të dilte e vetja. “Levandovski nuk dorëzohet”, ishte titulli i “Markës”, që informoi më herët se presidenti madrilen, Florentino Perez, është gati të paguajë 100 milionë euro për numrin 9 bavarez.

“Jam i vendosur të shkoj në Madrid, – mësohet të ketë thënë ai, – dua që ta mbyll karrierën me Realin”. Pavarësisht nga fjalët e Rumeniges, Bajerni mësohet se po gjen pasardhësin e Levës, dhe fliten emrat e Alvaro Moratës, Edinson Kavanit dhe Timo Vernerit (ky i fundit “i sponsorizuar” nga Jup Hajnkesi). Bavarezët e dinë se ylli nëse dëshiron të largohet, ka mundësi ta bëjë, siç ndodhi me Nejmarin, Mbapenë, Kutinjon, apo me vetë Levandovskin kur la Dortmundin për Bajernin.

Sfidanti.al