Milot Rashica hap “breshërinë” 35-minutëshe të Verderit në Kupë

Po luan sezonin e jetës dhe me gjasë nuk do të jetë vitin tjetër aty. Milot Rashica, tërësisht i përshtatur si lojtar i Verderit të Bremenit, shkëlqeu edhe në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, duke shënuar gol në fitoren ndaj Hajdenhajmit. Suksesi ishte 4-1, dhe rrjetat u shënuan në vetëm 35 minuta. Shqiptari i Kosovës realizoi në minutën e 6-të, dhe pas tij erdhi “breshëria”. Leonardo Bitenkurt shënoi për 2-0 në minutën e 12-të, Devi Klasen në të 18-ën dhe Marko Fridl, fiksoi shifrat 4-0 katër minuta para fundit të pjesës së parë. Mark Shnaterer, kapiteni i Hajdenhajmit, shkurtoi shifrat në 1-4 pikërisht para pushimit. Ky ishte goli i katërt i sezonit për Rashicën, që realizoi edhe në fundjavë, në ndeshjen e Bundesligës në Leverkusen (2-2). Verderi, me fitoren e Kupës, arriti në të tetat e finaleve.

Sfidanti.al