Globe Soccer Awards; një shqiptar që pretendon të marrë një cmim me peshë

Edicioni I 11 I Globe Soccer Awards që do të mbahet në 29 dhjetor në Dubai do të ketë mes protagonistëve një shqiptar. Bëhet fjalë për Igli Taren, Drejtori Sportiv I Lazios I cili  një ndër kandidatët për të marrë cmimin e më të mirit në sektorin e tij. Pasi u vlerësua si Drejtori Sportiv më I mirë në Itali, Igli Tare tani po pretendon edhe një vlerësim ndërkombëtar të aftësive të tij. Gjithsesi për të kjo garë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Tares do t’I duhet të përballet me konkurencën e emrave të tillë si Andrea Berta I Atletiko Madrid, Eric Abidal I Barcelonës, Mark Overmars I Ajaksit dhe Majkëll Eduards I Liverpulit.

Ndërkaq, Globe Soccer Aëards ka zbuluar edhe emrat e kandidatëve të kategorive te tjera  sic është ajo për futbollistin më të mirë ku në garë janë Ronaldo, Mesi, Bernardo Silva dhe lojtarët e Liverpulit, Salah, Mane, Alison dhe Van Dajk. Kandidaturat e Globe Soccer Aëards:

TRAJNERI ME I MIRE

Masimiliano Alegri, Jurgen Klop, Erik ten Hag, Fernando Santos, Xhamel Belmadi.

SKUADRA ME E MIRE

Liverpul, Ajaks, skuadra e femrave të Lionit

ZBULIMI I VITIT

Zhoao Feliks, Xhejdon Sanco, Kai Havertz, Erling Haland, Ansu Fati

FUTBOLLISTJA ME E MIRE

Lusi Bronz, Marta Vieira da Silva, Ada Hegerberg, Sari van Venendal, Amandine Henri, Alex Morgan, Megan Rapinoe

AGJENTI ME I MIRE

Zhorzh Mendes, Mino Raiola, Federiko Pastorello

sfidanti.al