Megjithëse dukej se transferimi i Pier Emerih Obamejangut te PSZH-ja franceze kishte përfunduar, kjo punë ende është e papërfunduar. U shkruajt se PSZH-ja dhe Borusia e Dortmundit kishin arritur marrëveshje për transferimin e Obamejangut për 70 milionë euro tek ekipi francez, por, megjithatë, drejtori i ri sportiv i PSZH-së, Antero Enrike, në konsultim me trajnerin Unai Emeri, konkulduan se Obamejangu qenka tepër i shtrenjtë dhe duket se, tani, ata janë përqenmdruar tek objektiva të tjerë.
Thuhet se PSZH-ja e ka kthyer vëmendjen edhe te “fëmija mrekulli” e Monakos, Kilian Mbape, dhe sulmuesi Aleksis Sançez i Arsenalit. “Bildi” shkruante dje se Obamejangu ka përballë tre opsione: i pari, të largohet për në Kinë, nga ku Borusia do të siguronte për të 70 milionë euro, ndërsa edhe vetë futbollisti do të fitonte shumë para. I dyti, të qëndrojë, të paktën, edhe nje vit te Borusia dhe të nënshkruajë kontratë të re dhe i treti, të kthehet te Milani, megjithëse ky i fundit duket si një opsion i parealizueshëm, sepse “rosonerët” kanë angazhuar, tanimë, Andre Slivën dhe presin që të marrin edhe Belotin nga Torino.
Sfidanti.al