Enis Bardhi: Pa dallim feje dhe kombi, ne të gjithë jemi maqedonas!

Ekipi përfaqësues i të rinjve të Maqedonisë ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar për në turneun final të kampionatit evropian për të rinjtë që fillon sot në Poloni. Një figurë kyçe në ekipin që drejtohet nga trajneri Bllagoje Milevski, është futbollisti shqiptar i Maqedonisë, Enis Bardhi, që, krahas fakti se është mjaft efikas në fushë, eshtë edhe i komunikueshëm me shokët e skuadrës dhe median, ndërsa është edhe mjaft optimist.

“Po, ne bëjmë pjesë, ndoshta, në grupin më të fortë të këtij kampionati, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne e dimëse ka lojtarë që marrin në pjesë në këtë turne e që luajnë me ekipe të mëdhenj, por edhe ne kemi se çfarë të japim dhe të tregojmë. Ajo që e dallon kolektivin tonë, pavarësisht se ne u përkasin etnive të ndryshme, është uniteti, atmosfera mjat e mirë shoqërore dhe kemi trajnerin më tëmirë. Të jem i sinqertë se, kurrë më parë, nuk e kam ndjer veten kaq mirë sesa në këtë ekip përfaqësuesish të rinj. Të gjithë ne jetojmëpër njeri-tjetrin, pa dallim feje dhe kombi.Është diçka e mrekullueshme që në ekipin tonë bëjnë pjesë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë…”, thotë futbollisti i talentuar shqiptar, Enis Bardhi.

sfidanti.al