Lega Gjermane e Futbollit (DFL) shtyu me 1 javë, nga 17 në 23 prill asamblenë e përgjithshme ku do të vendosë për datën dhe mënyrën e rinisjes së kampionateve të të gjitha kategorive. ‘Shtyrja e kësaj asamblejeje u bë për t’u dhënë klubeve dhe DFL më shumë kohë për më shumë përgatitje intensive teksa janë në pritje të vendimeve të menjëhershme-lexohet në një komunukatë.
Kështu, Bundesliga dhe Bundesliga 2 mund të jenë evenimentet e para futbollistike që mund të rinisin me klubet që tashmë I kanë rifilluar seancat stërvitore që javën e kaluar. Për momentin këto dy liga janë të pezulluar deri në 30 prill për shkak të masave të marra për të luftuar coronavirusin.
Gjithsesi për të marrë një vendim, autoritetet e futbollit gjerman do të duhet të presin ata të autoriteteve politike. Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 shteteve rajonale të mërkurën do të vendosin në lidhje me masat kufizuese që kanë hyrë në fuqi në mesin e muajit mars dhe janë të programuara deri në 19 prill.
Pozicioni I DFL është I qartë prej javësh: Bundesliga do të duhet të nisë në momentin që autoritetet do të japin lejen e tyre dhe pa publik në stadium nëse do të jetë e nevojshme. Objektivi është që të rekuperohen të paktën të drejtat televizive të 9 javëve të fundit duke evituar një kolaps ekonomik që do të gjunjëzonte shumë klube.
Sfidanti.al