Realizoi edhe tre gola të tjerë, këtë herë me kombëtaren e tij, për të vazhduar një sezon të jashtëzakonshëm. Robert Levandovski ka 18 rrjeta deri tani këtë edicion, ndonëse jemi vetëm në tetor, dhe forma e tij duket se do të ndihmojë sidomos Bajernin, por edhe Poloninë, për të arritur suksese të rëndësishme.
Sulmuesi shënoi tri herë në portën e Letonisë, në duelin e eleminatoreve të Europianit luajtur në Talin, dhe fituar 3-0 nga polakët. Ai vazhdontë thellojë rekordin e tij si golshënuesi më i mirë i Polonisë për të gjitha kohët, duke arritur në 60, ndaj 48 të Lubanskit të famshëm. Legjenda të tjera si Lato (45) apo Dejna (41), kanë mbetur prapa që më parë.
Me Bajernin, po ashtu, Levandovski ka një sezon të shkëlqyer me 15 gola në 11 ndeshje, një mesatare që mund të krahasohet me Lionel Mesin më të mirë. Në total, në vitin 2019, sulmuesi bavarez ka 26 rrjeta, vetëm dy më pak se Mesi.
Sfidanti.al