Levandovski nuk ia del dot për Leverkusenin, ndoshta luan të shtunën

Bajerni e humbi shpresën që lojtari kryesor i ekipit të jetë në fushë mbrëmjen e sotme në ndeshjen e Bundesligës ndaj Bajer Leverkusenit. Ditën e hënë, Robert Levandovski nuk u stërvit me ekipin, por punoi me trajnerin e fitnesit, Doktor Holger Broih (Broich). Trajneri Hansi Flik e konfirmoi në konferencën për shtyp se “Roberto ka bërë një impresion të shkëlqyer, por ndeshja ndaj Leverkusenit mund të jetë pak si shumë shpejt, le të shpresojmë që do të jetë gati për të shtunën”. Pra Levandovski mund të luajë në Mainc.

Sfidanti.al