Përse Paris SG nuk po i bashkohet “rebelëve” të Superligës?!

Presidenti i klubit, Naser Al Helaifi, e ka pasur dëshirë dhe ëndërr që të jetë pjesë e një kompeticioni të tillë, dhe deri disa javë më parë ai quhej i përfshirë në projekt. Gjithsesi, pasi u shpall Superliga Europiane, bosi i Paris SG bëri një hap prapa dhe vendosi të mos ngjitej në “varkë”. Në Francë pyesin se cilët janë shkaqet e një ndryshimi të tillë kaq të fortë? Më gjasë janë arsye shtetërore, sepse aksionet e PSG-së zotërohen nga shteti i Katarit dhe Franca ka qenë vendi kryesor europian që ka ndikuar në përmirësimin e imazhit të sheikëve të Lindjes së Mesme. Presidenti Emanuel Makron doli kundër Superligës dhe Al Helaifi nuk dëshiron të prishet me të. Jo vetëm kaq, por ai ka qenë një partner besnik i Ligës së Parë të Francës duke e përkrahur për të drejtat televizive. Duhet pritur më shumë kohë për të parë nëse qendrimi i sheikëve do të ndryshojë përsëri.

Sfidanti.al