Modeli amerikan mund të ndodhë, por edhe modeli europian do të bëjë të vetën. Futbollistët e Liverpulit u habitën kur mbërritën në stadiumin e Lidsit, “Eland Roud” dhe gjetën në dhomën e tyre të zhveshjes fanelat e lëna nga të zotët e shtëpisë për t’i veshur gjatë nxemjes. Në pjesën e përparme të fanelave shkruhej “Champions, fitojeni atë”, ndërsa në pjesën e pasme “futbolli është për tifozët”. Lojtarët liverpulas nuk i veshën ato fanela në nxemje, i veshën vetëm ata të Lidsit, ndërsa më pas trajneri Jurgen Klop deklaroi se “ne nuk kishim nevojë që të na e kujtonin se duhet ta fitojmë vetë Championsin”. Nënvizimi është i qartë sepse sipas modelit amerikan që dëshiron të ketë Superliga, do të ketë një grup ekskluziv elitar, ashtu si NBA, NFL e NHL, NLB apo MLF, pra në basketboll, futboll amerikan, hokej në akull, bejsboll dhe futboll. Kjo, ndryshe nga praktika europiane ku pjesëmarrja në Champions fitohet nëpërmjet kampionatit.
Sfidanti.al