Filipe Kutinjo po triumfon te Bajerni I Mynihut dhe pas paraqitjes fantastike të tij në goleadën e papritur të Bajernit ndaj Totenhemit, ka bërë që e gjithë media të flasë për brazilianin. Elozhet në kampin bavarez në drejtim të tij nuk kanë munguar dhe nga Gjermania vijnë lajme se Kutinjo po e bind stafin teknik të Bajernit që janë gati të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit nga Barcelona në verën e ardhshme që arrin në 120 milionë Euro
Pasi dështoi te Barcelona, Kutinjo duket se ka fituar tërësisht zemrat e gjermanëve. ‘Filipe nuk ka asgjë për të treguar. Ndonjëherë duket sikur vallëzon me topin, e di me saktësi atë që duhet të bëjë me topin, kur dhe ku-u shpreh trajneri I Bajernit, Niko Kovac për Kutinjon.
Por jo vetëm kaq, ka informcione sipas të cilave, kutinjo tani që është te bajerni I Mynihut është I lumtur dhe ka rifituar alegrinë që kishte humbur. Tani nuk mbetet gjë tjetër vecse të pritet nëse Bajerni do të bëjë vërtet lëvizje për të blerë përfundimisht kartonin e Bajernit, ndërkohë që ka edhe klube të tjerë të interesuar për futbollistin Brazilian.
Sfidanti.al