Kështu ia vlen, Kimih e Gorecka dhurojnë 1 milionë euro për koronën!

Vetëm këta të dy kanë dhënë gati gjysmën e shumë që u premtua për Gjermaninë nga yjet e kombëtares. Xhoshua Kimih e Leon Gorecka, futbollistë të Bajernit, por edhe të “nationalmanshaftit”, vendosën të dhuronin 1 milionë euro në fondin e caktuar për të luftuar epideminë, të emëruar si “Ne shkelmojmë koronën”. Nga lojtarët e Gjermanisë u tha se ishin mbledhur 2.5 milionë euro, por pas publikimit të dhurimit të Kimihut e Goreckës shifra e mësipërme mund të rritet. Me paratë e mbledhura nga nisma në Gjermani, mund të blihen pajisje mjekësore për spitalet, për njerëzit nëpër shtëpi, të ketë dhurime gjaku, ndihmë për njerëzit pa shtëpi apo për ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Sfidanti.al