Jo vetëm grushte tek Bajerni, Gnabri fiton garën e sprintit!

Stërvitja e fundit e bavarezëve solli shumë dhimbje koke për trajnerin Hansi Flik, por urohet që gjithçka të kalojë me kaq. Besohet se kështu do të ndodhë, pasi yjet edhe përplasen në fushë, ndërsa seanca stërvitore pati edhe një veçori tjetër, pasi u mat shpejtësia e lojtarëve, duke bërë një garë sprinti, që solli larmi dhe shaka. Fliku zgjodhi si “arbitër” veteranin Tomas Myler, që nuk mund të mburret se është i shpejtë, ndërsa ata me “këmbët më të lehta” tek bavarezët ishin Alaba, Gnabri, Dejvis, Toliso, Perishiç dhe Levandovski. Finalja e garës së 30 metrave, me zv. trajnerin Gerland që dha shenjën me bilbil dhe me Mylerin në vijën e finishit, u zhvillua mes Alabës (27 vjeç) dhe Gnabrisë (24). Fitoi ky i fundit, por me fotofinish.

Sfidanti.al