Ish-sulmuesi i Bajernit dhe i përfaqësueses gjermane Miroslav Klose, sezonin e ardhshëm, do të drejtojë ekipin e të rinjve deri në moshën 17 vjeç. Klose, tani 39 vjeç, ka shënuar 59 gola në 149 ndeshje me bluzën e klubit bavarez gjatë viteve 2007-2011. “Jam shumë i gëzuar që do të kem këtë detyrë në akademinë e Bajernit dhe jam gati që të jap gjithçka nga vetja që ta justifikoj besimin që më ka dhënë klubi që të drejtoj dhe t’i zhvilloj futbollistët e rinj”, vuri në dukje Klose në uebsajtin zyrtar të Bajernit.
Në të njëjtën kohë, Klose do të jetë ndihmës i kryetrajnerit të përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv, në Botërorin e sivjetëm të Rusisë.