Ish-kapiteni i Bajernit dhe i përfaqësueses gjermane Filip Lam u tërhoq nga fusha e futbollit, në fund të sezonit të kaluar, por, tani, ai ka përsëri shans që të kthehet.
Gazeta “Bild” bën të ditur se ky mbrojtës 33-vjeçar ka dy oferta që të kthehet në fushë, por, sidoqoftë, tani për tani, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me ofertat e lartpërmendura.
Fjala është për Hamburgun, nga i cili ai ka marrë një propozim konkret, dhe Sent Pauli, ku shpresojnë se ish-kapiteni i Bajernit do ta ndihmojë këtë ekip që të ngjitet në Bundesligën e parë. Mësohet se drejtori i Sent Paulit i ka ofruar Lamit një kontratë njëvjeçare.
Sfidanti.al