Interi nuk he harron; Vidal sërish në orbitën e zikaltërve?

Pas largimit të Carlo Ancelottit, dyshimet  për të ardhmen e Arturo Vidal të Bayerni i Mynihut ngrihen sërish. Por gjithcka do të varet nga trajneri i ri që do të vijë në pankinën e bavarezëve emri i të cilit pritet të mësohet shumë shpejt. Klubi që po e monitoron më me vëmendje situatën e kilianit është pikëisht Interi i cili e kërkoi Vidal edhe gjatë muajve të verës, por transferimi i tij u bllokua nga Ancelotti. Tani i jepet shansi për te tentuar sërish blerjen e futbollistit, pikërisht në merkaton e muajit janar. Në këtë pikë, zikaltrit do të shpresojnë te vullneti i vetë futbollisti si dhe do të kërkojnë që të përfitojnë nga situata e krijuara te bayernit ku tensionet nuk janë të vogla.

Vidal nuk dëshiron të mungojë në Botërorin e rusisë duke qenë se pas këtij evenimenti ai do të tërhiqet nga kombëtarja kiliane. Janë pikërisht këto arsyet që i japin mundësinë Interit që të presë dhe të vëzhgojë lëvizjet e ardhshme të trajnerit të ri të bavarezëve. Një tjetër faktor në favor të Interit është edhe fakti që rinovimi i Vidal,kontrata e të cilit skadon në 2019 ka mbetur pezull. Raportet me drejtuesit e Bayernit kanë qenë gjithnjë të mira dhe ideja e zikaltërve është ta marrin Vidal në formë huazimi me detyrim blerje, një ide kjo që nuk është se pëlqehet shumë kjo sepse drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë preferojnë më shumë që ta shesin përfundimisht atë duke qenë se në 2015 ata paguan 40milionë Euro për të.

Sfidanti.al