NBA ndryshon historinë…me formatin e All Star Game

NBA ndryshon formatin e All Star Game duke ‘fshirë’ komplet skuadrat e Lindjes dhe të Perëndimit. Ndryshimi hstorik do të ndodhë që në vitn 2018 por si do të funksionojnë gjërat?  Do të jenë dy basketbollistët më të votuar të konferencës së Lindjes dhe të perëndimit ata që do të përcaktojnë skuadrat që do të luajnë ndeshjen e All Star Game. Që do të thotë sedo të ketë një përzierje të basketbollistëve të të dyja këtyre Konferencave. Përzgjedhja e skuadrave do të bëhet sipas një procesi të ngjashëm me Draftin që bëjnë skuadrat e NBA kur hedhin sytë nga kampionati I kolegjeve. Për cdo Konferencë do të zgjidhen 12 basketbollistë nga ku përcaktohen edhe 5 lojtarët e ekipeve të para si për Lindjen ashtu edhe Perëndumin. Në procesin e votimit që do të nisë ditën e Krishtlindjeve, 50% e të përzgjedhurve do të jenë nga votat e tifozëve, 25% nga basketbollistët dhe 25% të tjerë nga media, ndërsa  trajnerët e cdo skuadre do të përcaktojnë 7 lojtarët rezerve. Por jo vetëm kaq, secila prej skuadrave e All Star Game do të ketë mundësinë për të zgjedhur një organizatë bamirësie së cilës skuadra fituese e ndeshjes do t’i akordojë një fond ndihme. Ndeshja e All Star Game e vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Los Angeles në datën 18 shkurt.

Sfidanti.al