Hansa Rostok feston ngjitjen me skena si të kohëve të kaluara

Në Lindje ka qenë skuadër e njohur, ndonëse jo një nga më të mëdhatë. Hansa e Rostokut e pati shkëlqimin në 1990, në sezonin e fundit në Gjermaninë Lindore duke fituar Kupën dhe titullin, ndërsa sot shpresojnë të kthehen bë lavdinë e dikurshme. Rostoku u ngjit në Bundesligën e dytë pas barazimit 1-1 në shtëpi me Lybekun. Plot 7 500 tifozë ishin në “Ostzeshtadion” (Ostseestadion – Stadiumi i Detit të Lindjes) duke krijuar një atmosferë që ishte harruar që pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. Tifozët u detyruan të bënin testit për Kovidin, dhe të mbanin maska, ndonëse ky rregulli i dytë as nuk u respektua dhe as nuk u imponua. Ndeshja ishte e vështirë pasi miqtë shënuan të parët me ish-lojtarin e Rostokut, Beniamina, veçse barazimi erdhi me penallti 4 minuta para fundit të pjesës së parë. Hansa u kthye në Bundesligën e dytë për herë të parë në 9 vjet, ndërsa dikur në vitet 1995-2005 ishte për 10 vjet në Bundesligë.

Sfidanti.al