Në një nga vendet ku më shumë se kudo mendohet se respektohen rregullat, ndodhi diçka që ngre dyshime. Koronavirusi u sfidua në stadiumin e Hajdenhajmit, aty ku skuadra vendase luajti plej autin e dytë ndaj Verderit për një vend në Bundesligë, dhe ku 50 tifozë shkelqen rregullat duke hyrë në impiant. Më e bukura ishte se shumica e tyre ishin gra të lojtarëve vendas dhe fëmijët e tyre, pra “shkelje brenda shtëpisë”. Tabloidi “Bild” njofton se pritet që Federata dhe Liga e Futbollit të marrin masa të ashpra për veprimin e grave të lojtarëve, pra Hajdenhajmit kjo shkelje mund t’i kushtojë shtrenjt. Habia është sesi femrave u ka shkuar në mendje kjo gjë, dhe sesi njerëzit e sigurisë nuk ishin në gjendje të impononin rregullat.
Sfidanti.al