Kështu i doli “hesapi” Dortmundit në ndeshjen e fundit në grup në Champions. Një skuadër e re në moshë, dhe që kërkon të mbajë “dy kunguj në një sqetull”, vendosi të linte pushim 6 nga lojtarët kryesorë për sfidën ndaj Monakos, edhe pse në lojë ishin 2.7 milionë euro. Në këto pozita ka ardhur futbolli në Europë, që Dortmundi t’i bëjë “naze” gati 3 milionë eurove, sepse kërkontë jetë i freskët për në Bundesligë.
Borusia pret të shtunën në shtëpi Verderin e Bremenit, në një ndeshje jo edhe aq të thjeshtë, dhe dëshiron t’i ketë lojtarët sa më në formë për të marrë një tjetër tripikësh, për t’u shpallur kampione e dimrit dhe për të mbajtur apo thelluar diferencën me Borusian e Mynshengladbahut e Bajernin.
Kapiteni Rojs u la pushim, ashtu si 5 lojtarë të tjerë të formacionit. Në Champions merren 2.7 milionë euro për çdo fitore në grup, ndërsa merren edhe 9.5 milionë euro si shpërblim për kalimin e turit.
Sfidanti.al