Sistemi VAR po eksperimentohet në Gjermani për të minimizuar gabimet e arbitrave, por ajo që bëri Helmut Krug, ishte vërtet e rëndë. I caktuar si përgjegjës i këtij sistemi në Bundesligë, Krug bëri gabimin fatal që të favorizojë Shalken, skuadrën e vendlindjes së tij duke detyruar drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit që ta shkarkojnë atë nga detyra.
Gjithcka ndodhi në ndeshjen mes Shalkes dhe Volfsburgut kur në dy episode, Krug ktheu vendimet e asistentit të arbitrave të ndeshjes që ishin kundër skuadrës nga Gelsenkirshen për t’i dhënë në favorin e saj. Krug dhe Federata hedhin poshtë akuzat për favorizimin, megjithatë Krug nuk i shpëroi lëvizjes pasi tani është caktuar në një detyrë tjetër. Vendin e tij si përgjegjës i sistemit VAR e mori Frolih, arbitër i FIFA dhe shefi i arbitrave në Federatë.
Sfidanti.al