Nga një martesë e mundshme, tek ndarja; kjo është ajo që ka ndodhru me Maks Biaxhin dhe Bianka Atzei. Është e përjavshmja ‘Chi’ ajo që ka bërë të ditur përfundimin e historisë 2 vjecare të dashurisë mes ish pilotit të MotoGP dhe këngëtares me këtë të fundit që mesa duket është kapur në befasi nga kjo ndarje, kjo është ajo që deklaroj ajo të paktën. Çifti dukej më i bashkuar se kurrë pas aksidentit të frikshëm që pësoi Biaxhi që për pak i mori jetën, por tani erdhi ky lajm që ishte si një bombë e vërtetë për Bianka Atzei.
‘Nuk e di si ta komentoj të gjithë këtë-tha Atzei-është si të bjerë një rrufe në qiell të pastër që shpërtheu menjëherë dhe e gjithë kjo vetëm me vullnetin e Maksit. Si munt të fshihet një histori si kjo e jona? Shpresoj që e gjithë kjo të jetë një ëndërr e keqe’.
Ndërkaë, Biaxhi, në profilin e tij në rrjetin social Instagram publikon vazhdimisht foto të tij së bashku me fëmijët Leon Aleksandre dhe Ines Anxhelika që kanë lindur nga lidhja mes tij dhe ish Miss Italisë, Eleonora Pedron. Po sikur të jetë kjo e fundit shkaktarja e ndarjes së ish pilotit me Atzei? Maks Biazhi dhe Eleonora Pedron(që aktualisht është e lidhur me DJ Tommy) kanë përjetuar një histori 13 vjecare dashurie mes uljeve e ngritjeve. Është rindezur pasioni mes tyre?
Sfidanti.al