Moska e priti kombëtaren e Argjentinës me temperaturën -1 gradë Celsius. Amerikanojugorët, mes të cilëve Lionel Mesi dhe Sergio Aguero, u stërvitën në një kompleks futbolli në kryeqytetin e Rusisë, ndërsa pikërisht aty do të luajnë miqësore ndaj kombëtares vendase të shtunën, ndërsa më pas do të kenë miqësoren e dytë ndaj Nigerisë në qytetin jugor të Krasnodarit.
Yjet argjentinas, të kualifikuar me vështirësi për në Kupën e Botës, u stërvitën duke veshur kokore, dorashka dhe geta për ngrohje, ndërsa me siguri kanë falenderuar faktin e Botërori në Rusi vitin tjetër, do të jetë në verë, dhe temperaturat do të jenë shumë më normale. Gjithsesi, këto ditë ende nuk janë aq të ftohta në Moskë, pasi temperatura si -20 apo -30 nuk janë të pazakonshme.
Sfidanti.al