Kristian Vieri do të bëhet baba, Kostanca Karaçolo pret fëmijën e tyre të parë

Historia e tyre e dashurisë lindi këtë verë në Ibiza dhe të gjithë ata që kanë menduar se ishte vetëm një pasion i momentit ka gabuar; në fakt Kristian Vieri dhe Kostanca Karaçolo do të bëhen prindër për herë të parë, lajm që u publikua në faqen e parë nga revista e përjavshme e kronikave rozë ‘Chi’. Ish velina e programit satirik ‘Striscia la notizia’ është shtatzënë me ish futbollistin dhe do të lindë fëmijën gjatë muajve të pranverës.

Me pak fjalë, Krisitian Vieri që është përkufizuar edhe si ‘Beqari i Artë’ apo ‘Latin lover’ i viteve të fundit, pas shumë e shumë flirteve me bukuroshe si Elisabeta Kanalis, Melisa Sata, apo Aida Jespika , më në fund mblodhi mendjen dhe vendosi të krijojë familjen e tij dhe fati deshi që në jetën e tij të ishte një  tjetër element i televizionit italian.

Sfidanti.al