Ej Riberi, ke fat në futboll, por paske fat të madh dhe në familje!

Ai është në qiellin e shtatë. Kështu thuhet rëndom për një njeri që lumturohet jashtë mase, por kjo shprehje i shkon shumë mirë Frank Riberisë. A e dini pse? Sepse shpesh, familja e tij do të ketë 7 pjesëtarë, mamin, babin dhe 5 fëmijë. Gruaja e Riberisë, Uahiba, është shtatzanë madje në muajin e gjashtë, dhe një bebe do t’i shtohet Hizijes (13 vjeç), Shakinezit (10) dhe djemve Saif (6) e Mohamed (3).

Riberi po kalon një periudhë me fat, edhe në futboll, edhe në jetën familjare. Francezi 35-vjeçar shënoi 3 gola në dy ndeshjet e fundit, duke qenë në ritmet më të mira të karrierës. Ai shpreson të fitojë edhe një vit tjetër kontratë me Bajernin.

Sfidanti.al