E marta e Bundesligës do të vërë përballë Borussia Dortmund dhe Bayernin e Mynihut, por edhe yllin që po lind Erling Haalamd dhe të pagabueshmin Robert Lewandowski në atë që përkufizonet ‘Der Klassiker’ e futbollit german. Do të jetë sfida e skuadrës së vendit të parë dhe të dytë që do të thotë se mund të jetë sfida vendimtare për titullin kampion të Gjermanisë; një fitore e bavarezëve do të thoshte thuajse kampionat I fituar, ndërsa një fitore e Dortmundit do të rihapte llogaritë
Shpresat e të dyja skuadrave në këtë ndeshje janë të varura nga këmbet e dy sulmuesve të jashtëzakonshme, pra do të jetë sfida e 2 shënuesve më të mirë të Ligës së Kampioneve për këtë sezon Haaland me 10 gola e Leëandoëski me 11. Janë dy lojtarë që në total kanë shënuar nga 41 gola secili në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Dortmund-Bayern nuk është vetëm sfida për kampionatin, por edhe për Këpucën e Artë. Lewandowski ka 27 gola në kampionat këtë sezon, po aq sa edhe Ciro Immobile i Lazios, Haaland ka shënuar 1 gol më pak, por norvegjezin ‘penalizohet’ nga fakti që 16 gola i ka shënuar në Austri që e ka koeficentin 1.5. Në total Haaland ka grumbulluar 44 pikë në garën për Këpucën e Artë, që është sikur të ketë shënuar 5 gola më pak se Lewandowski.
Sfidanti.al