Nuk është se i pati përballë, dhe ishte një intervistë televizive, por fjalët e tij ishin të tilla që u duk se u zgjati dorën. Ditmar Hopi, presidenti dhe pronari i TSG Hofenhajmit, u përpoq të vendoste një paqe me tifozët ultras në Gjermani, të cilët e sulmojnë prej vitesh. “Është e pakuptueshme që fytyra ime të bëhet imazhi i përfitimit në futboll, – u shpreh 79-vjeçari, – kjo është një gënjeshtër që, për fat të keq, ka funksionuar dhe ultrasit nga shumë klube e kanë besuar. Gjithsesi, unë do të doja ta harroja këtë histori që nga sot e tutje”.
Hopi thotë se ultrasit duhet ta dinë historinë e tij me Hofenhajmin, që sipas tij është një histori dashurie që ka nisur 66 vjet më parë. “Do të ishte mirë që ta dinin këtë histori ata që më kanë ofenduar për 13 vjet”, – u shpreh presidenti. Sidomos, tifozë të Dortmundit kanë qenë tepër armiqësorë, që kur Hofenhajmi u ngjit në Bundesligë, dhe atyre iu janë bashkuar edhe të tjerë. Ultrasit janë mobilizuar thuajse në të gjithë Gjermaninë, dhe u tregua në ndeshjen e Bajernit në Hofenhajm (6-0), kur arbitri u detyrua të ndërpriste lojën. Tani, Hopi shpreson që kompania e tij farmaceutike të krijojë një vaksinë për koronavirusin, dhe tifozët ndoshta do të ndryshonin mendim. Në Gjermani, përgjithësisht, klubet kanë tifozët si aksionerë kryesorë, ndërsa modeli i Hopit është i ndryshëm ndaj shihet me armiqësi.
Sfidanti.al