Është ende tepër i ri, vetëm 19 vjeç, dhe për rolin e tij mund të cilësohet “një fëmijë”. Diant Ramaj gjithsesi është një “fëmijë” i guximshëm dhe me fat, sepse ka arritur të ngjitet deri në majë të piramidës së futbollit gjerman, në Bundesligë. Portieri me origjinë nga Kosova ka firmosur kontratën me Ajntrahtin e Frankfurtit, me vlerë deri në 30 qershor 2024. Frankfurti u shpreh shumë i kënaqur që mori një tjetër të ri të perspektivës sepse Ramaj është portier i ekipeve kombëtare të moshave të Gjermanisë, dhe ka luajtur 2 herë për Gjermaninë U18, 5 herë për Gjermaninë U19 dhe 2 herë për Gjermaninë U20. Deri sezonin e fundit, ai ka luajtur në Bundesligën e dytë me Hajdenhajmin. “Jemi të bindur se Dianti do ta hedhë me suksesin hapin e madh në karrierë”, – tha trajneri i portierëve të Frankfurtit, Jan Cimerman.
Sfidanti.al