Cili lojtar i Bajernit është perfekt për Barçën? Dëgjoni Ksavin!

Kur Pep Guardiola shkoi tek Bajerni, ndodhte shpesh që ish-lojtarët e tij të flisnin në telefon me trajnerin. Njëri prej tyre ishte padyshim edhe Ksavi Hernandez, superylli që prej disa kohësh është larguar nga Barcelona. Ksavi tregon se e pyeste Pepin sesi i dukeshin lojtarët bavarezë, dhe ky i përgjigjej se “kam njërin që vërtet mund të luajë pa asnjë dyshim në pozicionin e tij tek Barcelona”. Si e ka emrin, ishte pyetja tjetër e Ksavit, dhe Guardiola u përgjigj “Kimiç”.

Pra, Xhoshua Kimih (Kimmich), mbrojtësi i krahut i bavarezëve, ishte i përzgjedhuri i Guardiolës për Barcelonën. Këtë gjë, Ksavi ia tha në sy mbrojtësit 23-vjeçar të kombëtares gjermane, ndërsa vizitoi Bajernin në Doha, në Lindjen e Mesme, ku skuadra e Niko Kovaçit bëri fazën përgatitore të dimrit. “Ti je lojtari perfekt për Barcelonën”, ishin fjalët e ish-regjisorit të madh katalanas, të vendosur edhe si titull nga “Shport Bildi”.

Sfidanti.al