Rivalët e Bayernit në kampionatin Gjerman vazhdojnë të ngecin duke i dhënë mundësinë skuadrës bavareze që të qëndrojë në krye të klasifikimit. Kështu Borussia Dortmund nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen me Mainzin e vendit të fundit. Të dy golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë me Mainzin që mori avantazhin në minutën e 57, ndërsa në të 73 Meunier barazoi rezultatin. Marko Reus kishte në dorë që t’I jepte fitoren skuadrës së Dortmundit me një 11 metërsh, por futbollisti i skuadrës verdhezi gaboi nga pika e bardhë duke bërë që Borussia të humbasë 2 pikë.
Edhe Leipzigu barazoi në ndeshjen e tij të Bundesligës ndaj Wolfsburgut në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-2. Skuadra e Nagelsmann mori avantazhin që në minutën e 5 me Mukiele, por Wolfsburgu përmbysi gjithcka brenda 45 minutave të para me Ëeghorst e Steffen për të mbyllur këtë pjesë 2-1. Orban në fillimin e pjesës së dytë barazoi rezultatin në 2-2 për Leipzig që mbeti I tillë deri në fundin e ndeshjes.
Sfidanti.al